Ali Ahmeti dhe Johann Wadephul: Integrimi në BE do ta ndryshojë realitetin politiko-ekonomik në Ballkanin Perëndimor

 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur sot në takim nënkryetarin e grupit parlamentar të CDU/CSU dhe president i delegacionit gjerman në NATO, z. Johann Wadephul. Në fokus të takimit mes Ahmetit dhe Wadephul ishin, ndryshimet kushtetuese dhe procesi i integrimit europian. Kryetari Ahmeti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e deri tanishme gjermane dhe gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin më tutje në shërbim të së ardhmes europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjtë mbi përparimin e dukshëm që ka bërë vendi në rrugën e integrimit europian. Ahmeti dhe Wadephul kanë diskutuar edhe për hapat që Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrë për mbylljen e realizimit të ndryshimeve kushtetuese si një çështje mjaft e rëndësishme, derisa opozita duhet të reflektojë dhe të veprojë në përputhje me thirrjet e partnerëve ndërkombëtar për mos bllokim të integrimit të vendit në BE. Në takim është theksuar se integrimi në Bashkimin Europian mund të përdoret si një mjet për të ndryshuar realitetin në Ballkanin Perëndimor, me theks mbështetjen për tregun rajonal dhe rritjen e këmbimeve ekonomike dhe jo vetëm në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Republika e Kosovës e mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial

Deputetja ukrainase: Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt

Deputetja e parlamentit ukrainas, Ivanna Klympush Tsintsadze, deklaroi në një intervistë për Klan News se …