Isni Kilaj

Gjykata Speciale në Hagë, ka bërë të ditur se ka arrestuar Isni Kilajn, pas një urdhri nga Zyra e Prokurorisë

Gjykata Speciale  në Hagë, ka bërë të ditur se ka arrestuar Isni Kilajn, pas një urdhri nga Prokuroria e Specializuar. Prokuroria ka njoftuar se Kilaj është transferuar në Objektin e Paraburgimit, në Hagë dhe do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake. Hysni Kilaj u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës. Operacioni i Speciales është mbështetur nga EULEX dhe Policia e Kosovës. Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”, thekson njoftimi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare

Ndryshime në qeverinë shqiptare: Vengu dorëzon detyrën me sistemet “Javelin”, Spiropali reagon pas shkarkimit

Zhvillimet e fundit në qeverinë shqiptare janë shoqëruar me ndryshime në dy poste kyçe, ndërsa …