Rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve te Ura e Ibrit në Mitrovicë. Policia nuk jep informatë

Rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve te Ura e Ibrit në Mitrovicë. Policia nuk jep informatë

Mbrëmë rreth orës 22:00 tek Ura e Ibrit në Mitrovicë,  ka ndodhur një përleshje fizike mes disa shqiptarëve e serbëve dhe për pasojë disa prej tyre edhe janë lënduar. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ndihmë mjekësore në spitalin e veriut të Mitrovicës kanë kërkuar Strahinja Barbullov nga qyteti Kikinda e Vojvodinës dhe Dushan Ivkoviq nga Leskovci, po ashtu qytet në Serbi. Nuk dihet motivi i kësaj rrahje, por mësohet se ka pasur edhe të lënduar tjerë nga të dyja palët, të cilët nuk janë paraqitur fare për trajtim mjekësor. Zëdhënësi i policisë në jug të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se nuk është në dijeni për një incident të tillë, dhe se nuk është raportuar të ketë ndodhur diçka e tillë sa i përket pjesës jugore të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …