Në Shqipëri është mbajtur përsëri një tubim në mbështetje të Palestinës dhe popullit të saj martir, duke u dënuar sulmet çnjerëzore të Izraelit ndaj palestinezëve dhe duke bërë thirrje për ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez. Tubimi me moton “Stop gjenocidin në Gaza” është organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë me thirrjen e aktivistëve dhe disa organizatave të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e qytetarëve. Të pranishmit në tubim me flamuj të Shqipërisë, Palestinës dhe të Turqisë mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Ndalo bombardimin në Gaza”, “Ndal krimet e luftës së Izraelit në Gaza”, “Palestina e lirë, fund okupacionit izraelit”, “Të ndalohet rrethimi i Gazës”, “Stop antisemitizmit-Stop islamofobisë” dhe “Stop vrasjen e fëmijëve”. Në këtë tubim është bërë thirrje për “ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj popullit palestinez në Gaza”. Ndërkohë, pas tubimit ishte planifikuar edhe marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe drejt Sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, por nuk është lejuar nga forcat e policisë, pa dhënë arsye konkrete edhe pse ishte marrë leje.
Kontrolloni gjithashtu
Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
