Haki Abazi

Haki Abazi: Vetëvendosja që ka pushtet absolut në Kosovë, kërkon drejtësi nga dikush tjetër për rastin e Astrit Deharit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pasi kryeministri Kurti dhe zyrtarë të lartë nga Lëvizja Vetëvendosje kërkuan drejtësi për Astrit Deharin, në shtatë vjetorin e vdekjes së mistershme në burgun e Prizrenit. Ai ka thënë se  Vetëvendosja  ka pushtet absolut për kërkon drejtësi nga dikush tjetër. Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontroll të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratorët. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër!  Kjo që po bën Vetëvendosja është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve. Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndojë mbi supet e këtij vendi, tha deputeti Haki Abazi. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …