Dialogu Kosovë-Serbi

Zyrtarja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk, tha se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pika e parë e dialogut

Zyrtarja e Parlamentit Evropian, Federika Voelk ka kritikuar Bashkimin Evropian për mënyrën  se si e ka trajtuar dialogun deri më tani. Në një  intervistë për KosovaPress, ajo  thotë se Bashkimi Evropian duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë dhe t’i heq masat ndaj Kosovës, porse thekson se në këtë drejtim po ndikojnë negativisht disa shtete anëtare. Zonja, Woelk, iu bën thirrje autoriteteve në Kosovë  që të lobojnë më shumë për të drejtat e tyre  që të vihet në pah fakti se Kosova qëndron më mirë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sidomos në fushën e sundimit të ligjit. Unë jam pak kritike se si BE e ka trajtuar dialogun deri më tani për disa arsye. Para së gjithash, sepse ndaj Kosovës kishte sanksione të cilat janë ende në funksion dhe për mendimin tim kjo është krejtësisht e padrejtë. Së dyti, sepse edhe Serbia nuk ka filluar t’i zbatojë marrëveshjet dhe Serbia nuk ka pasur pasoja për këtë, plus, për momentin po shohim që edhe Serbia ka pasur guximin të thotë përballë Von der Leyen se do nuk e njohin Kosovën dhe kjo duhet të jetë, për mendimin tim, pika e parë e dialogut”, thotë, zyrtarja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …