Dëshmitari, Gjergj Dedaj, sot para trupit gjykues kërkoi që seancat të jenë të mbyllura që të mos rrezikohet e ardhmja e tij dhe e familjes

Edhe në seancën e sotme gjyqësore, në Hagë,  vazhdoi paraqitja e dëshmitarit, Gjergj Dedajt. Ai është dëshmitari i 33-të me radhë në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Me fillimin e dëshmisë së tij,  gjatë ditës së sotme, Gjergj Dedaj tha se ka kërkuar që seancat të jenë të mbyllura që të mos rrezikohet e ardhmja dhe familja e tij. Unë jam i përgjegjshëm jam edhe përgjegjës për fatin e fëmijëve të gjeneratave, mbesave e nipave të mi dhe për këta duhet pasur konsideratë. Kam kërkuar gjatë bisedave me ju që seancat të jenë të mbyllura për të mos ma rrezikuar familjen dhe të ardhmen në Kosovë. Nëse qëllimi i kësaj gjykate është vetëm me nxjerrë çka keni dëshirë dhe të ndodhë çka do me Kosovën, na hapni plagë të reja, ajo është tjetër gjë, ka thënë mes tjerash Gjergj Deedaj gjatë seancës së sotme në Gjykatën Speciale në Hagë ku po mbahet gjykimi  kundër krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …