IDK: Qeveria nuk mund të shmangë shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës

Qeveria e Kosovës, nuk mund të shmangë shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore. Kjo pritet të bëhet pasi të arrihet pajtueshmëri përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe  Serbisë, thonë në Institutin Demokratik të Kosovës. Njohësit e proceseve zgjedhore në vend, vlerësojnë së mënyra më e lehtë  për shpalljen e zgjedhjeve është  që kryetarët aktualë të ofrojnë dorëheqje në mënyrë vullnetare. Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i tha Radio Kosovës së janë disa mënyra për të shpallur zgjedhjet në veri të vendit, dhe se mënyra më e lehtë do të ishte që kryetarët aktualë të ofrojnë dorëheqje në mënyrë vullnetare. Kryetarët shqiptarë në komunat veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e policisë. Ndërkohë, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, më 13 tetor, njoftoi se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në komunat në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …