Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lutfi Haziri: Pa të drejtë po e quajmë Luginë sepse Lugina apo Moravica është derivat territorial i një pjese të Preshevës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për idenë e tij të kahmotshme të shkëmbimit të territoreve të Serbisë, në mënyrë që të zgjidhet problemi shqiptaro-serb. Haziri e ka quajtur Luginën pjesë të territorit të Kosovës që sot është jashtë kufijve, transmeton lajmi.net. “Pa të drejtë po i quajmë Luginë sepse Lugina apo Moravica është derivat territorial i një pjese të Preshevës. Dhe nëse e shihni kujdesshëm, disa zgjidhje që Serbia i ka ofru me letra në këtë kuptim, ata flasin vetëm për Moravicën që është Lugina e Lugina është një pjesë e Preshevës. Nuk flasin për problemin në tërësi. Ajo është një pjesë e territorit të Kosovës që ka mbet jashtë kufirit sot, ka qenë jashtë vijave administrative të ish-krahinës së Kosovës fatkeqësisht. Por si rajon, si komunitet politik apo etnik është pjesë e pandashme e Anamoravës…Medvegja është pak më larg, gjeografikisht lidhet me Prishtinë, një pjesë të Kamenicës, ka thënë Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …