Papa Françesku ka bërë thirrje që të ndihmohen të plagosurit në Gaza. Ai po ashtu ka kërkuar edhe që të lejohet që më shumë ndihma humanitare të hyjë në territor. Gjatë lutjeve të përjavshme, ai tha se mendimet e tij shkojnë çdo ditë për vuajtjet dhe situatën serioze në Izrael dhe territoret palestineze. “Të ndihmohen menjëherë të plagosurit në Gaza. Civilët duhet të mbrohen dhe më shumë ndihma humanitare duhet t’i dërgohen asaj popullsie të rraskapitur” theksoi Papa Françesku. Ai bëri thirrje gjithashtu për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi në Izrael më 7 tetor.
Kontrolloni gjithashtu
Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente
Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
