Nesër mbahet një takim me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të Ballkanit perëndimor

Nesër mbahet një takim me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të Ballkanit perëndimor. Ky takim është bërë i ditur nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili edhe do ta drejton këtë takim. “BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë. Ata do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe të sigurisë, përgatitjen e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë, angazhimin politik midis BE-së dhe rajonit janë thelbësore” thuhet në mes tjerash në njoftimin e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …