Gjatë ditës se sotme në Kosovë pritet që sot të arrijnë mbi 4680 doza të vaksinës anti-Covid, Pifzer

Mjeku, Valdet Hashani ka thënë se vaksina e cila i jepet foshnjës në moshën 1 vjeçare, nuk lidhet me shfaqjen e autizmit

Kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare, doktor Valdet Hashani ka thënë se vaksina e cila i jepet foshnjës në moshën 1 vjeçare, nuk lidhet me shfaqjen e autizmit. Ai ka shtuar më tutje se pretendimet e tilla, janë teori konspirative por që nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën për shkaqet e autizmit. “Teori konspirative, nuk ka lidhje asnjëra prej vaksinave të kalendarit me paraqitjen e autizmit, faktorët dhe shkaktarët e autizmit janë shumë e shumë të tjerë. Deri më sot shkenca nuk e ka vërtetuar se vaksinat janë të lidhura me autizëm. Apeli ynë është si mjek, që fëmijët duhet të vaksinohet dhe të shkohet vaksinimi sipas kalendarit, sepse në në këtë mënyrë ne e mbrojmë fëmijët nga sëmundjet” ka theksuar për Telegraf, mjeku, Valdet Hashani.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …