Suella Braverman u shkarkua nga posti i sekretares së Brendshme, për kritika drejtuar Policisë që nuk i kishte shtypur sa duhet protestuesit

Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme britanike, konfirmuan për Press Association burime në zyrën e kryeministrit Rishi Sunak. Kryeministri anglez, Rishi Sunak shkarkoi  ministren e tij të Brendshme, Suella Braverman, sidomos për kritikat ndaj policisë, si pjesë e një riorganizimi përpara zgjedhjeve legjislative të vitit të ardhshëm, thanë disa media britanike. Sot, Rishi Sunak po forcon ekipin e tij qeveritar për të zbatuar vendime afatgjata për një të ardhme më të mirë”, tha Partia Konservatore në pushtet. Ministrja kontroverse, Suella Braverman, e konsideruar si skifter i së djathtës konservatore, u bë protagoniste ndër të tjera përgjatë ditëve të fundit, pas një sulmi të paprecedentë mediatik kundër drejtuesve të policisë, të cilët ajo i akuzoi se nuk e kishin shtypur sa duhet ekseset që i atribuoheshin mitingjeve pro palestineze të protestës, mbajtura në tërë Anglinë  për një armëpushim izraelit në Rripin e Gazës. Pas shkarkimit të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, dy ministra të kabinetit qeveritar kanë dhënë dorëheqje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …