Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel. Ai këtë vizitë e ka nisur duke marrë pjesë në një organizim për Ballkanin Perëndimor nga grupi liberal i Parlamentit Evropian, Renju Europe. Memli Krasniqi në këtë tryezë diskutimi ka thënë se paqja deh siguria e rajonit janë në interesin e përbashkët të Kosovës dhe BE-së dhe se në këtë proces është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje finale me njohjen reciproke në qendër. Vizitën zyrtare në Bruksel e nisa me pjesëmarrjen në tryezën për Ballkanin Perendimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe. Pata kënaqësinë që, në margjinat e takimit, të diskutoj dhe të shkëmbej qëndrime të vlefshme me Ilhan Kyuchyuk, Bashkë-presidentin e ALDE, Stéphane Séjourné, President i Reneë Europe dhe Janez Lenarçiç, Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave. Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër. Po ashtu, ritheksova qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës. PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …