Disa nga masat e reja që pritet të merren me qëllim të kufizimit të infektimit me virusin korona

Aktivitete për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor

Më 16 dhe 17 nëntor 2023, Tempulli në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Motorizimit (AMRKS) si anëtar i Federatës Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) dhe Institutit për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, do të shënojnë Ditën Botërore e Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet në Trafikun Rrugor, një ngjarje e rëndësishme që ka për qëllim të sensibilizojë publikun në lidhje me sfidat dhe problemet që lidhen me trafikun rrugor.  Tema kryesore e #WDoR2023 është “Drejtësia,” dhe ky vit fokusohet në nevojën për të përmirësuar drejtësinë në sistemin e trafikut rrugor. Ngjarjet dhe aktivitetet e organizuara për këtë ngjarje janë pjesë e një përpjekje të përbashkët për të kujtuar viktimat e aksidenteve rrugore dhe për të promovuar veprime konkrete për të parandaluar vdekjet dhe lëndimet në rrugë.  Me këtë rast, me datën 16 nëntor, ora 15:00 do të organizohen tryezë me temën “Rëndësia e sigurisë në trafik, masave për parandalim të aksidenteve dhe hapat që duhet ndjekur për të kërkuar drejtësi”, me pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Byroja Kosovare e Sigurimeve etj, dhe do të mbahet në Akademinë Tempulli.   Ndërkaq, me datën 17 nëntor, 2023, nga ora 10:00 do të organizohet dhurim vullnetar i gjakut për të gjithë të aksidentuarit në trafik.

Këto aktivitete janë vazhdimësi e nismës së filluar nga Federata Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) në vitin 1995 dhe mbështeten nga Organizata e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më datë 26 tetor 2005.

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …