Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti dhe Rene Troccaz pajtohen se pa ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, rruga europiane është e bllokuar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti takoi të dërguarin special francez për Ballkanin Perendimor, ambasadorin René Trokaz të shoqëruar nga ambasadori Baumgartner, ish ambasadori Bernard Valero si dhe Matie Abgrall, nga Misioni i Europës Ballkanike në kuadër të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës. Për tri orë kryetari Ahmeti me të dërguarit francez kanë shtjelluar zhvillimet politike në vend dhe rajon duke u përqëndruar kryesisht mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin europian, përfshirë këtu edhe zgjedhjet në vend, si dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Pa ndryshimet kushtetuese, rruga europiane është e bllokuar, kështu është theksuar në takim ndërkohë që pengesa e miratimit të amendamenteve kushtetuese është bllokim i qëllimshëm i integrimit europian. Qytetarët dhe vendi nuk kanë kohë për kalkulime për përfitime partiake në kurriz të së ardhmes së tyre europiane. Ndërkohë, sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, kryetari Ahmeti ka theksuar se njohja e ndërsjellë është zgjidhja e vetme që garanton paqen, sigurinë dhe stabilitetin në mbarë rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …