Mahmud Abbas: Sulmet në Gaza janë turp për të gjithë ata që ofrojnë mbështetje ushtarake dhe politike për Izraelin

Kryetari i Palestinës, Mahmud Abbas deklaroi se sulmet në Gaza janë turp për të gjithë ata që ofrojnë mbështetje ushtarake dhe politike për Izraelin. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, njoftoi se z Abbas ka mbajtur një fjalim me rastin e 35-vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Palestinës. Ai theksoi  me këtë rast se lufta mizore e Izraelit është luftë kundër ekzistencës, identitetit kombëtar, tokës dhe identitetit humanitar të palestinezëve. Duke thënë se lufta e Izraelit ndaj Gazës është pjesë e zinxhirit të sulmeve të vazhdueshme, Abbas tha se kjo luftë është turpi i kujtdo që ofron mbështetje ushtarake dhe politike për Izraelin. Trupat e pajetë të fëmijëve të copëtuar nga raketat e Izraelit gjatë sulmeve, gjaku i burrave dhe grave tona, jetët dhe ëndrrat e të cilëve u shkatërruan nga raketat e ushtrisë agresore, do të mbetet mallkim për pushtuesit dhe ata që qëndrojnë pas tij ose heshtin përballë këtyre krimeve të luftës të kryera kundër popullit tonë në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Kuds”, tha Abbas. Çdo vit më 15 nëntor, Palestina feston shpalljen e “Deklaratës së Pavarësisë”, e cila përfshinte krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Kudsin si kryeqytet, nga udhëheqësi palestinez Jaser Arafat në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Palestinez në Algjeri më 15 nëntor 1988.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …