Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë kuvendin e 10 zgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë kuvendin e 10 zgjedhor. Kuvendi do të filloi në ora 10.00, në sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë ndërsa në orën 17:00 Lidhja Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore ku do të shpalosen 100 zotimet. Pas përmbylljes së procesit zgjedhor kryetari i zgjedhur nga kuvendi i sotëm i LDK-së, do të deklarohet për medie. Mediet janë njoftuar se ato mund të marrin pamje vetëm në fillim të punimeve si dhe gjatë fjalimit të kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, alternativa strategjike e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Jörn …