Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon LDK-në se po i shërben pushtetit

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka drejtuar kritika në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilën e ka akuzuar se është vënë në shërbim të pushtetit aktual duke mos dhënë votat për ta dërguar në Kushtetuese çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit. “Pushteti autoritar nuk bën dot pa veglat e tij. Prokuroria është organi i akuzës, prandaj e do me çdo kusht, me çdo çmim. Nuk jemi në fillimin e mandatit, nuk janë 100 ditët e para. Pushteti e ka dëshmuar qëllimin e tij me drejtësinë: kapje me çdo kusht. Duan dominim politik në KPK përmes anëtareve që zgjidhen nga Kuvendi. Kjo nënkupton që dora e kryeministrit mbërrin deri te Kryeprokurori, edhe atë ligjërisht. Nuk janë fshehur, vazhdojnë njëjtë edhe pas goditjes nga Komisioni i Venecias, edhe pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. S’mund të jetë rrugë e re një teknologji llogaritare që e çon partinë në shërbim të shërbyeses me titull presidencial. Kohët e errëta kanë ardhur jo vetëm prej prej atyre që s’kanë parë, kanë ardhur sidomos prej atyre që kanë heshtur sepse kanë menduar për vete” ka shkruar kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …