Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, takoi senatorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes, z, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim të përbashkët me grupin e Senatorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Jeanne Shaheen nga New Hampshire, z. Petter Welch nga Vermont dhe z.Mike Rounds nga Dakota e Jugut. Ai  fillimisht shprehu mirënjohjen për kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit të vendit tonë, si dhe i falënderoi senatorët për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës. Ndër temat e diskutuara ishte edhe situata e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, pas ngjarjeve të sulmit terrorist të datës 24 shtator në Banjskë, me ç’rast ministri Maqedonci i informoi senatorët edhe mbi të gjeturat e dala pas sulmit në fjalë. Ministri shprehu qëndrimin e Republikës së Kosovës se zgjidhja politike përmes dialogut është opsioni më i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të kërkuar përgjegjësi nga akterët destabilizues në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti gjerman Rainhard Bütikofer, kritikon vendimin për kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputeti në Bundestagun gjerman, Rainhard Bütikofer, bashkë-partiaku ministres së Jashtme Annalena Baerbok, ka kritikuar ashpër …