Edi Rama: Duhet të zbatohet sa më shpejt kërkesa e Shqipërisë për bashkëfinancim me NATO-n, lidhur me bazën e re detare, në Porto Romano

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka folur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që u mbajt në Shkup me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai deklaroi  se duhet të zbatohet sa më shpejt kërkesa e Shqipërisë për bashkëfinancim me NATO-n, për bazën e re detare në Porto Romano. NATO do të sigurojë akses të shpejtë në këtë pjesë të Evropës. Dua të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt sepse ne besojmë që çdo gjë që ndodh e përforcon vlerën strategjike të një investimi të tillë, jo thjeshtë për Shqipërinë apo rajonin, por edhe për vetë NATO-n që do fitojë një akses të shpejtë në çdo anë të Europës për strategjinë e mbrojtjes së përbashkët. Ne do vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar dhe të përkushtuar për të forcuar kapacitetet tona dhe për të rritur eficiencën e FA dhe mbetemi në frontin e vendeve të NATO-s një anëtar i përgjegjshëm dhe i palëkundur në të gjitha sfidat e përbashkëta”,  theksoi, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, në Shkup.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …