Ish-ministri, Armend Mehaj dhe dy zëvendësit e tij, Andan Rexhepllar e Shemsi Syla, për 7 muaj shpenzuan mbi 20 mijë euro

Ish-ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me dy zëvendësministrat, Andan Rexhepllar dhe Shemsi Syla, për shtatë muaj shpenzuan 20 mijë e 453 euro. Nga këto para, 6 mijë e 816 euro u shpenzuan vetëm nga ish-ministri Mehaj për udhëtime jashtë vendit. Mehaj gjithashtu shpenzoi edhe 1 mijë e 240 euro të tjera për akomodim në udhëtimet jashtë vendit. Ai gjithashtu mori plot 1 mijë e 338 euro mëditje për këto udhëtime që i realizoi në periudhën janar-korrik të këtij viti. Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, dy zëvendësministrat, Andan Rexhepllar dhe Shemsi Syla nuk shpenzuan asnjë cent për udhëtime jashtë vendit, akomodim e mëditje. Para të shumta u shpenzuan edhe për derivate,  për shtatë muaj 8 mijë e 820 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …