Fondi për të Drejtën Humanitare: Mbi 13. 500 qytetarë të vrarë e të zhdukur nga lufta në Kosovë në vitet 1998-1999

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, fond ky i cili merret me dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë luftës, ka arritur që deri më tani të dokumentojë mbi 13,500 qytetarë të vrarë e të zhdukur nga lufta në Kosovë në vitet 1998-1999.  “Ne i kemi dokumentuar deri më tani 13, 535 njerëz të cilët janë vrarë apo janë zhduk gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës në Kosovë. Shumica prej tyre janë shqiptarë, pra mbi 10,800 janë shqiptarë, por ka edhe të komuniteteve tjera, janë diku rreth 2200 serbë, pastaj ka diçka qindra romë, boshnjak e të tjerë”, është shprehur Bekim Blakaj për Front Online. Ky numër tregon se mbi 80% kanë qenë persona civil. “Kur bëhet fjalë tek shqiptarët shumica prej tyre mbi 80% kanë qenë  civilë të  cilët nuk kanë marrë pjesë në luftë dhe si të tillë ata nuk është dashtë në asnjë mënyrë të vriten apo të zhduken, thonë në Fondin për të Drejtën Humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …