Policët nga Njësitë Speciale të Hetimeve, Rendit Publik dhe departamenteve të tjera, kanë paralajmëruar protesta

Policët nga Njësitë Speciale të Hetimeve, Rendit Publik dhe departamenteve të tjera, kanë paralajmëruar protesta

Policët nga Njësitë Speciale, Hetimeve, Rendit Publik dhe departamenteve të tjera të PK-së kanë paralajmëruar protestë më 9 dhjetor, me qëllim për t’i shprehur pakënaqësitë lidhur me shtesat dhe kategorizimin e rrezikshmërisë. Më 1 nëntor, pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive,  protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit të pagesës për rrezikshmërinë në punë. Ata kërkuan që shtesa për rrezikshmëri të jetë 50 për qind e pagës së tyre bazë, e jo siç i ka përcaktuar Qeveria në shtatë kategori, me vlera të ndryshme monetare. Pas protestës së 1 nëntorit, Njësia Speciale Intervenuese kishte paralajmëruar protestë sërish më 7 nëntor, por ishte pezulluar pasi që atyre u ishte premtuar një takim me kryeministrin, Albin Kurti për të filluar dialogun. Por, pa ndonjë marrëveshje kishte përfunduar takimi që zgjati rreth tre orë mes kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …