U mbajt mbledhja e rregullt e Bordit te Drejtorëve në Mitrovicë

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën u shqyrtuan çështje të ndryshme nga fushëveprimi i Bordit.

Si pikë e parë e rendit të ditës, u diskutua Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të komunës së Mitrovicës për vitin 2015, me këtë rast drejtori i  Drejtorisë së Financave, Nysret Maxhera, njoftoi ekzekutivin që është hera e parë që ky raport shpërndahet në mënyrë fizike e jo përmes postës, ashtu siç ka qenë deri më tani. Aty u diskutuan të arriturat dhe të gjeturat nga ky raport për vitin 2015.

Drejtori Maxhera theksoi se në raportin e auditorit shumë qartë është e cekur se pasqyrat financiare janë të paraqitura në mënyrë të drejtë dhe të vërtetë e që është një ndër synimet e drejtorisë sonë. Ekzekutivi i komunës së Mitrovicës erdh ne konkluzion që në mbledhjen e radhës së bordit edhe një herë të diskutohet për të gjeturat e Raportit të Auditorit dhe më pastaj të jepen edhe sqarimet e duhura.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje u diskutua kërkesa e banorëve të fshatit Shipol për largimin e një konstruksioni të antenës, në lokacionin e Shipolit  me ç’rast drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj kërkoi që të  lokalizohet hapësira rreth saj sepse paraqet rrezik për fëmijët të cilët atë pjesë e shfrytëzojnë për të lozur. Po ashtu drejtori Dragaj dha edhe disa informata rreth punës së drejtorisë së tij.

Ndërsa si pikë e ndryshme e rendit të ditës, u diskutua rreth menaxhimit të parkingut  të omni sportit, ku pritet që shumë shpejtë ky parking të jetë në shfrytëzim për automjete nga qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …