Nëpërmjet një projektligji socialistët kërkojnë të ndryshojnë rregulloren e parlamentit, me ashpërsimin e masave disiplinore

Nëpërmjet një projektligji të depozituar në Kuvend, socialistët në Shqipëri  kërkojnë të ndryshojnë rregulloren e parlamentit ku në thelb janë ashpërsimi i masave disiplinore ndaj deputetëve nga 30 deri në 60 ditë. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione në seancë plenare deri në 30 ditë” jepet në rastet: Kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës, kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave, kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …