leoni

Shkëlzen Berisha kishte lidhje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me të gjithë personazhet që kanë realizuar aferën e Gërdecit

Shkëlzen Sali Berisha është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar në procesin për dosjen Gërdeci

Shkëlzen Sali Berisha është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar në procesin për dosjen Gërdeci. Berisha duhet të japë saqarime në Gjykatën e Posaçme në seancën që do të mbahet në datë 14 dhjetor në orën 9 ku i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërdorim detyre. Po kështu prokuroria në të njëjtën seancë thirri edhe ish-ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçin, për të dhënë sqarime në lidhje me një faks të nisur nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të të ministrisë së Mbrojtjes që drejtohej në atë kohë nga Mediu mbi të cilën shkruaje “për Shkëlzenin”. Faksi i shkëmbyer mes ministrive bënte fjalë për dhënie mendimi nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, në lidhje me procedurat për demontimin e municioneve në Gërdec. Shkëlzen Berisha pritet të japë sqarime edhe për një telefonatë që ka pasur me Mediun pas shpërthimit në Gërdec apo edhe takimet që ka pasur me ministrat e kohës. Shkëlzen Berisha e Aldo Bumçi janë dëshmitarët e fundit të prokurorisë më pas gjykata do të vijojë me listën e dëshmitarëve që do të thirren nga ana e avokatëve të Famtir Mediut. Seanca e së enjtes u shty me kërkesë të Fatmir Mediut pasi duhej të merrte pjesë në votimin e projekt buxhetit në Parlament. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …