Brickos

BDI: Talat Xhaferi, të emërohet kandidat për kryeministër teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re

BDI: Talat Xhaferi, të emërohet kandidat për kryeministër teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re

Bashkimit Demokratik për Integrim, ka vendosur që, Talat Xhaferi, të emërohet kandidat për kryeministër teknik, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Lajmin e ka konfirmuar Bujar Osmani. Ai pritet të marrë drejtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga muaji janar dhe do të jetë hera e parë në histori që Shkupi zyrtar të drejtohet nga një kryeministër shqiptar. Sa i përket koalicioneve të mundshme parazgjedhore, Bujar Osmani ka thënë se trupat partiake kanë autorizuar kryetarin,  Ali Ahmeti për të vazhduar negociatat dhe t’i propozojë partisë një vendim me të cilin do të shkojë në zgjedhje. Ne i kemi analizuar të gjitha opsionet dhe variantet e mundshme për pjesëmarrje, si parti vetëm dhe si pjesë e frontit evropian, dhe kemi autorizuar kryetarin Ali Ahmeti që të vazhdojë bisedimet dhe t’i propozojë partisë një vendim që do të miratohet nga organet e partisë”, ka thënë Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …