leoni

Alicia Kearns: Eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Deputetja angleze, Alicia Kearns, kërkon nga BE-ja që t’iu japë fund të gjitha masave kundër Kosovës, dhe të merret sulmin, në Banjskë

Deputetja angleze, Alicia Kearns, kërkon nga BE-ja  që t’iu japë fund të gjitha masave kundër Kosovës, dhe të  merret sulmin, në Banjskë. Në një letër të publikuar më 13 dhjetor, zonja Kearns dhe 12 kryetarë të komiteteve të Parlamentit Evropian, kanë kërkuar që BE-ja të rikthejë bashkëpunimin e plotë me Qeverinë e Kosovës. “Bojkotimi i zgjedhjeve komunale në krye me Listën Serbe, më 23 prill, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalim arbitrar i zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe më 14 qershor, dhe sulmet në Banjskë më 24 shtator, shpërfaqin një formë agresioni, me qëllim të destabilizimit të Kosovës”, është thënë në letrën e nënshkruar prej Kearnsit dhe zyrtarëve tjerë evropianë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri …