Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Krijimi i Ushtrisë sonë më 14 dhjetor të vitit 2018 do të mbetet ditë historike për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor të vitit 2018 do të mbetet ditë historike për vendin, Ishte kjo ditë kur Kosova ka krijoi ushtrinë  e vetë, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqes, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Aleancës Veriatlantike. Sot, në përvjetorin e 5-të të krijimit të saj, Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor. Në këtë përvjetor, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra, ditën kur u formua Ushtria. U jemi mirënjohës për jetë  Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe  Sekretarit Mattis, ka shkruar Ramush Haradinaj me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …