Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Organizata e Veteranëve dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar protesta, në fillim të vitit të ardhshëm

Organizata e Veteranëve dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar se në fillim të vitit të ardhshëm kanë duke u planifikuar aksione për t’i kundërshtuar arrestimet dhe gjykimet e ish-ushtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, ka bërë të ditur Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së. Ai thotë se jemi duke u konsultuar me organet tona me degët që i kemi në të gjitha komuna e Kosovës dhe  besoj që në fillimin e vitit të ardhshëm do të ndërmarrim aksione protesta, apo forma të ndryshme për të kundërshtar këtë padrejtësi”, ka thënë Jashari. Duke folur për vendim e Gjykatës së Apelit në Hagë e cila ka vendosur që Salih Mustafa të vuajë dënim me burg 22 vjet, nga 26 sa i ishte caktuar, Jashari ka thënë se ky është lajm i keq dhe se Mustafa dhe të tjerët po mbahen padrejtësisht. Xhavit Jashari ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës për mos reagime të duhura ndaj këtyre vendimeve e arrestimeve që po bëhen. Nuk kemi bashkëpunim me këtë qeveri, sepse kjo qeveri e atakon luftën e UÇK-së dhe një farë forme jemi të gatshëm tu japim përgjigje qoftë vendorëve apo ndërkombëtarëve kur është në pyetje vlera jonë kulmore lufta e UÇK-së”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …