Azgan Haklaj: Korridori Ndërkombëtar Adriatik Alpe, aorta e Kombit Shqiptar

Azgan Haklaj: Korridori Ndërkombëtar Adriatik Alpe, aorta e Kombit Shqiptar

Korridori Ndërkombëtar Adriatik Alpe, aorta e Kombit Shqiptar. Lugina e Drinit një “Parnas” shqiptar Rrugët janë po aq të rendësishme për zhvillimin ekonomik, kulturor e civilizues të një kombi siç është sistemi i venave dhe kapilarëve për qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut. Qysh në kohët e lashta dhe krijimit të dinastive të mëdha, unifikimi administrativ, territorial dhe politik i rajoneve është bërë i mundur veç të tjerash falë ndërtimit të veprave të mëdha inxhinierike rrugore, të cilat kanë bërë të mundur qarkullimin më të shpejtë të njerëzve, mallrave, shkëmbimin ekonomik e kulturor. Ishte Perandoria Romake ajo që me gjeninë e saj krijuese i dha hov të jashtëzakonshëm zhvillimit ekonomik e tregtisë së lirë në kohën antike.

Ajo ndërtoj në tre kontinente, në Europë, Azi dhe Afrikë një sistem të përsosur rrugor,’ i cili i lidhte qendrat e provincave e rajoneve me kryeqendrën perandorake. Vija “Egnatia”, e cila lidhte Dyrrahun me Kostadinopojën është dëshmi e kësaj trashëgimie. Të parët tanë ilirët e më vonë arbërorët i shfrytëzuan luginat e lumenjëve për ndërtimin e rrugëve, të cilat lidhnin ultësirën bregdetare me pjesën e brendëshme të viseve lindore kontinentale të trojeve tona me Kosovën e viset e tjera Dardane, rajone me pasuri të mëdha, me burime ekonomike, bujqësore, blegtorale, pyjore e minerare. Ata ndërtuan kala e fortifikata në mbrojtje të tyre për të garantuar zhvillimin e pandërprerë e komunikimin në çdo stinë dhe shkembimin e tregtisë, të eksportit e importit të mallrave.

Një nga arteriet më të rendësishme të rrugëve kombëtare e përdorur që në lashtësi e në mesjetën e hershme është ajo e Luginës së Drinit e pagëzuar sëfundmi si Korridori Adriatik -Alpe, i cili fillon në Portin e Shëngjinit, kalon pranë ish qyteteve të Dejës, Sardës e përmes luginës së Komanit një panoramë mahnitëse e natyrës e cilësuar si një “Parnas”shqiptar mbërrin në pikëtakimin e Drinit me Valbonën, aty ku shpaloset natyra madhështore e alpeve shqiptare, muri natyror që ndan trojet tona iliro- dardane dhe vazhdon drejt Rrafshit të Dukagjinit e viseve lindore të Kosovës. Nuk është vetëm panorama mahnitëse që e bëri këtë rrugë të ketë një rendësi kaq të madhe për vendin e rajonin e Ballkanit.

 

Trashëgimia kulturore e Luginës së Drinit është kaq e pasur e autentike për historinë tonë se me të drejtë është cilësuar si një deshmi e çertifikatë autentike e qytetërimit iliro- dardano -arbëror dhe e vazhdimësisë së tij të pandërprerë deri në ditët tona. Në trevat që njihen si Korridori i Alpeve janë ruajtur mrekullisht margaritarët e kulturës së vjetër shqipe, mitet, legjendat, Eposi i Kreshnikëve, e drejta zakonore, lahuta iliriane gjersa iu dhurua serbëve. Janë ruajtur plisi, xhubleta e xhamadani, kullat e fortifikuara, si deshmi e qëndresës ndaj pushtuesve, e mbi të gjitha geni autentik i racës shqiptare, i cili arriti mrekullisht deri në ditët tona pa u asimiluar nga rrebeshet e shekujve dhe erozioni i kohërave. Qysh para dy shekujsh udhëpërshkrues, studiues e autor të njohur europian si Han, Ami Bue, Nopça, Edit Durham etj, janë mahnitur me thesarin kulturorë të Luginës së Drinit, me natyrën dhe njerëzit e saj. Për këtë rrugë kaq të rendësishme, për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë kombëtare është lobuar prej 16-të vitesh, në parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës, në kohën e Qeverisë Haradinaj dhe janë organizuar tre workshope, në Shkodër, Gjakovë, Lezhë.

Ky korridor kalon në një panoramë mahnitëse të natyrës, në një terren të favorshëm për ndërtimin e mirëmbajtjen e tij , me një kosto të ulët. Studimi dhe fizibiliteti ka treguar se kostoja e ndërtimit të kësaj rruge shkon rreth 263 milion euro, afërsisht sa rruga e Balldrenit. Korridori Adriatik- Alpe është jetik për zhvillimin ekonomik sepse u shërben një populisie mbi një milion banorë. Kalon në një zonë me pasuri të mëdha natyrore, siç janë burimet minerale, hidroenergjetike e pyjore e më në fund bën të mundur konfigurimin e unazës së alpeve, perlave të natyrës, si Thethit e Valbonës, Sylbicës, Currajt e Epërm, Plavë- Gucisë, Malësisë së Madhe, Grykës së Rugovës, bjeshkëve të Deçanit e Junikut. Bën funksionale unazën shqiptare Tropojë – Junik – Deçan – Plavë- Guci – Tropojë. Kjo rrugë që lidhë mbi 5000 km katrorë tokë shqiptare është premtuar në të gjitha fushatat elektorale, por fatkeqësisht ka mbetur në letër dhe në deshirën e mirë të ideatorëve dhe atyre që lobuan fort për ndërtimin e saj.

Për rendësinë kombëtare e rajonale të këtij projekti mjafton të theksojmë faktin së Sllovenia vendi më i zhvilluar i Ballkanit e ka theksuar sëfundmi rendësinë e këtij korridori dhe e ka quajtur domosdoshëmëri realizimin e projektit për jetësimin e tij. Në rrafshin kombëtar Korridori Adriatik -Alpe ka rendësi fondamentale, jo vetëm për të venë në efiçencë të plotë potencialin e madh ekonomik të alpeve shqiptare për zhvillimin turistik, shfrytëzimin e burimeve të mëdha minerale a atyre ujore, por edhe për të shndërruar Portin e Shëngjinit në një nyje me rendësi kombëtare, për zhvillimin ekonomik, për lëvizjen e njerëzve e të mallrave, e për ta vënë atë realisht e pa mëdyshje në shërbim të Kosovës. Atyre që mendojnë ndryshe jua kujtoj faktin se vertet jami komb që jetojme në dy shtete, por kemi ADN-në, historinë, gjuhën dhe flamurin të përbashkët. Kemi të përbashkët hapsirën e trojeve etnike, detet, lumenjtë, malet dhe qiellin shqiptar, si dhe faktin se luftërat e fuqishme dhe kuvendet e mëdha të Kosovës kanë jetësuar pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912-të në Vlorën historike të Ismail Qemalit. Është vepër e ulët, antikombëtare t’u japësh Portin e Shengjinit kinezëve, turqëve, italianëve, apo të huajve të tjerë e të privosh Republikën e Dardanisë antike “Kosovës” e qytetarët e saj nga dhënia e një porti në Atdheun e tyre. Ne ideatorët e këtij Korridori jetik kombëtar shpresojmë që realizimi i këtij projekti madhorë do të bëhet ralitet sepse është premtuar disa herë në fushata elektorale por pastaj është lënë në harresë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …