Gjatë një vizite te ushtarët belgë të dislokuar, në Rumani, ministri i Mbrojtjes së Belgjikës, Mishel Hofman paralajmëroi për rrezikun e mundshëm të konfliktit me Rusinë, bëjnë ë ditut burimet belge të lajmeve. Ai tha se tërë kjo është një skenar i frikshëm. Një luftë në shkallë të plotë me Rusinë, duke përfshirë hapur Belgjikën, është diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putini. Michel Hfman, konsideron ne kemi arsye për t’u shqetësuar”. “Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për ta sulmuar një fqinj. Aktualisht Rusia është e angazhuar vetëm në një front në luftë me Ukrainën. Por një rritje e tensioneve midis vendeve të Ballkanit ka ngritur frikën për hapjen e një fronti të dytë në këtë pjesë të botës, me Rusinë që synon ta zgjerojë ndikimin e saj. Putini ka marrëdhënie të shkëlqyera me disa vende të rajonit, si Serbia, e cila po demonstron gjithnjë e më shumë dëshirën e saj për kontroll dhe zgjerim në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. Ministri belg i Mbrojtjes nuk e përjashton asnjë skenar madje porosit që Europa të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë, ka saktësuar, Mishel Hofman.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …