Strehimi i refugjatëve nga lindja e mesme në Shëngjin dhe në fshatin Gjadër të Lezhës, Italisë do t i kushtojë 300 milionë euro

Strehimi i refugjatëve nga lindja e mesme në Shëngjin dhe në fshatin Gjadër të Lezhës, Italisë do t i kushtojë 300 milionë euro

Strehimi i refugjatëve nga lindja e mesme në Shëngjin dhe në fshatin Gjadër të Lezhës, Italisë do t i kushtojë 300 milionë euro. Detajet teknike janë zbardhur nga gazeta italiane “L’esspreso” për funksionimin e kampit dhe kostot për të mbuluar çdo shërbim të mundshëm, nga uji i pijshëm, energjia elektrike, kanalizimet e deri tek infrastruktura e në perimetrin e kampit. Sipas dokumentit, e terë zona ku do të ngrihet kampi i refugjatëve nuk është e pajisur me kanalizim publik dhe është e nevojshme të ndërtohet një rezervuar me kapacitet të përshtatshëm ose të ndërtohet një impiant për pastrimin e tyre. Protokolli i  nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria ka një vlerë prej 230 milionë eurosh, ndërsa 75 milionë të tjera parashikohet të paguhen për eksportin dhe lidhjen e sistemit gjyqësor italian me Shqipërinë, duke e kaluar vlerën e 300 milionë  eurove. Shifër kjo, që sipas gazetës “L’esspreso” është të paktën 5 herë më e lartë se çmimet që Italia ka paguar për administrimin e fluksit të emigrantëve në territorin e saj. Për trajtimin e emigrantëve në qendrat e përherëshme në Itali janë paguar 52 milionë euro për katër vjet, ndërsa transformimi i Shëngjinit dhe veçanërisht Gjadrit do t’i kushtojë shtetit fqinj disa fish me shumë. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …