leoni

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të ulet në diskutime me opozitën, përmes gjuhës dhe jo përmes muskujve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se viti që po lëmë pas ka qenë një vit i mirë për vendin tonë

Gjatë takimit të fund-vitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha se viti që po lëmë pas ka qenë një vit i mirë për vendin tonë. Rama  përmendi situatën e vështirë që kanë kaluar palestinezët dhe ukrainasit, ndërsa uroi që viti i ri të jetë përfundimi i gjithë vuajtjeve të tyre dhe të dyja vendet të jetojnë në paqe. Për fat të keq më duhet të sjell dhimbjet e mëdha të Gazës që prej 7 tetorit. Është përgjegjësia e imja dhe gjithsecilit të mos heshtim, në çdo rast të mundshëm. Pa lëvizur asnjë grimcë nga një qëndrim i prerë që nuk ka vend për Hamasin, në një botë që duam të jetojmë. Megjithatë, nuk është fort e vështirë të konstatosh se kaq shumë dhunë dhe shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin, ashtu edhe për Palestinën. Më lini të uroj që Viti i Ri të jetë përfundimi i të gjithë vuajtjeve. Uroj që të sjellë dritë dhe paqe për ukrainasit, që po luftojnë kundër trupave ruse, ka saktësuar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, dy anë të së njëjtës përpjekje kundër UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për kërcënimet që …