Nga një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mësohet se dy milion banor të Rripit të Gazës janë detyruar të largohen nga vendbanimet t tyre për shkak të sulmeve nga ushtria e Izraelit. Kjo organizatë ka vlerësuar se rreth 80 për qind e popullsisë 2.4 milionëshe të Gazës është zhvendosur nga luftimet. Gazeta autoritative ‘The Guardian” shkruan se shumë banor të veriut kanë ikur për në jug, vetëm për t’u kapur në luftë për herë të dytë. Britania e Madhe dhe Gjermania, kanë shfaqur hqetësimin e tyre për numrin e civilëve të vrarë gjatë ofensivës së Izraelit. Naga ana tjetër kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se lufta do të vazhdojë derisa të shkatërrohet Hamasi.
Kontrolloni gjithashtu
Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
