Partia Demokratike e Kosovës sot e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Partia Demokratike e Kosovës sot e  dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran. Ky Ligj u miratua në Kuvendin e Kosovës, me votat e deputetëve të Vetëvendosjes. Edhe LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë Ligj me konstatime se “Qeveria Kurti po dëshiron të krijojë një super-ndërmarrje të kontrolluar shtetërore. Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve e të tjera. Sipas Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit e të  PTK-së.  Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se qeveria përmes këtij ligji po orvatet të vendosë një superstrukturë për të krijuar pabarazi dhe për të hapur linja tjera të kontrollit mbi asetet publike. Me Ligjin për Fondin Sovran po krijohet një institucion jashtë parimeve të sundimit të ligjit, dhe kërkesa për vlerësimin e këtij ligji e pamundëson dekretimin e tij nga ana e presidentes. Avokati Faton Fetahu tha se deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së qysh në fillim kanë paralajmëruar se një nismë e tillë është jo kushtetuese, pasi disa ndërmarrje do t’i nënshtrohen kësaj ndërmarrjeje, duke krijuar kështu pabarazi juridike dhe ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …