Tërmetet e fuqishme që goditën Japoninë kanë lënë të paktën 48 të vdekur dhe kanë shkaktuar dëme masive

Kryeministri i Japonisë,  Fumio Kishida,  deklaroi se autoritetet janë në luftë me garë për të gjetur sa më shumë të mbijetuar nën rrënojat e shkatërruara nga tërmeti. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin më shumë të mbijetuar nga ndërtesat e shembura, të penguara nga rrugët e dëmtuara dhe të bllokuara rëndë. “Ne duhet të garojmë me kohën për të kërkuar dhe shpëtuar viktimat e katastrofës. Janë konfirmuar dëme shumë të mëdha, duke përfshirë viktima të shumta, shembje ndërtesash dhe zjarre”, tha Kishida. Tërmetet e  fuqishme që goditën perëndimin e Japonisë kanë lënë të paktën 48 persona të vdekur dhe kanë shkaktuar dëme masive. Rreth 33  mijë familje përballuan temperaturat e ftohta gjatë natës për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Shumë qytete janë gjithashtu pa ujë të rrjedhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …