Betim Gjoshi: Hipokrizia e radhës e qeverisë është sot kur Albin Kurti bëhet sikur e respekton heroin Enver Zymberi

Betim Gjoshi: Njerëzit po ikin në Gjermani e gjetkë si pasojë e fushatës 10-vjeçare të opozitës antishtetërore të Albin Kurtit

Sekretari për organizim në PDK, Betim Gjoshi tha se prezenca e kryeministrit Albin Kurti në aeroportin “Adem Jashari” në ditën e parë të lëvizjes pa viza në zonën Shëngen, është një përpjekje për të improvizuar normalitetin në rrethana kur qytetarët e Kosovës po përballen me pasoja të politikave të tij. Sot, njerëzit po ikin në Gjermani e shtete tjera për shkak të fushatës një-dekadëshe të opozitës antishtetërore të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që e portretizuan Kosovën si një vend të pajetueshëm. Kjo fushatë kaq e gjatë dhe e pandërprerë, po jep pasojat e saj deri në prishjen e ekuilibrit demografik”, shkroi Betim Gjoshi Sot, njerëzit po shpresojnë të gjejnë veten në shtete tjera për shkak të zullimit të madh që Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë shtrirë mbi jetën e qytetarëve. Nuk ka mbetur gjë në Kosovë që nuk faturohet shtrenjtë. Sot, Albin Kurti është një ofendues e arrogant ndaj policëve të Kosovës, mësuesve, mjekëve, sindikatave, shërbyesve civilë, bizneseve, e ndaj kujtdo që ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës. Betim Gjoshi tha se Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë shndërruar në demotivuesit kryesorë që njerëzit po largohen nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që …