Peter Stano

Bashkimi Evropian: Kosova në dhjetë vjetët e fundit pati rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit

Bashkimi Evropian thotë se Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit. Tani, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pritet që Prishtina zyrtare të ndërmarrë hapa konkretë. “Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, ka thënë Stano për REL. Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është “një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave”. “Ne presim që të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet bazuar në këtë draft”, ka vijuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Veteranët e UÇK-së: Nëse nuk shkarkohet Dimal Basha, protestat janë të pashmangshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  ka paralajmëruar se do të nisë protesta nëse …