AKK organizon Panairin “Shtëpia e Komunave”

Me rastin e përvjetorit të 15-të, të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), në Sheshin “Zahir Pajaziti” është organizuar Panairi “Shtëpia e Komunave”, ku janë ekspozuar nga komunat e Republikës së Kosovës, strategji, plane zhvillimore, broshura të ndryshme etj. Me këtë rast, ky panair është vizituar edhe nga vet kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Naim Ismajli.

Në këtë panair është prezantuar edhe Komuna e Shtimes me Strategjinë e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, Strategjinë e Zhvillimor Ekonomik, Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit Rural etj, si dhe prodhimet e veta.

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …