Në raportin e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut, në Kosovë sfiduese mbetet siguria dhe sudimi i ligjit në veri

Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare do të vëzhgojnë me kujdes se si po zbatohet procesi i liberalizmit të vizave për Kosovën

Pavarësisht se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën hyri në fuqi më 1 janar, shteti duhet të vazhdojë të përmbushë kriteret për liberalizim, përderisa Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare do të vëzhgojnë me kujdes se si po zbatohet ky proces. Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Shengen dhe janë të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në këtë zonë. Sikurse edhe me shtetet e tjera të rajonit, që për një kohë të gjatë gëzojnë lëvizjen e lirë pa viza, Komisioni Evropian do të raportojë për gjendjen e zbatimit të liberalizimit të vizave në kuadër të raporteve nga Mekanizmat për suspendimin e liberalizimit të vizave. Kosova deri me tash ka pasur një performancë shumë të mirë, madje më të mirë sesa vendet të cilat para sajë kishin liberalizimin. Pasi ka nisur zbatimi i vendimit për liberalizim, BE-ja do të monitorojë sidomos numrin e keqpërdorimeve të lëvizjes së lirë, me fokus të veçantë në qëndrimin përtej afatit të lejuar, angazhimin ilegal në tregun e punës dhe angazhimin në veprime kriminale. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …