leoni

Me 249 të vrarë mizorisht në 24 orët e fundit nga ushtria e Izraelit është rritur në 23 mijë e 84 numri i palestinezëve të vrarë

Me 249 të vrarë mizorisht në 24 orët e fundit nga ushtria e Izraelit është rritur në 23 mijë e 84 numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate me shkrim dha informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 94 ditësh kundër Rripit të Gazës. Në deklaratë thuhet se Izraeli në sulmet që ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, ka vrarë 249 palestinezë ndërsa ka plagosur 510 të tjerë. Forcat izraelite, në 24 orët e fundit kanë kryer 17 “masakra” kundër familjeve palestineze në gjithë Rripin e Gazës”, thuhet në njoftimin në të cilin bëhet e ditur se është rritur në 23.084 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 58.926 numri i të plagosurve në sulmet të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori e deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …