Dosja e dërguar në Departamentin e Drejtësisë, kundër ish-prokurorit, Jack Smith, kërkohet të shqyrtohet edhe në Gjykatën Speciale

Dosja e dërguar në Departamentin e Drejtësisë, në Amerikë, kundër ish-prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagës, Jack Smith, ka marrë vëmendje për shqyrtim edhe në këtë Gjykatë. Akuzat se Jack Smith ka zhvatur para dhe është përfshirë në sjellje kriminale, avokatët po kërkojnë  të hetohen nga Prokuroria.  Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, iu  drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Speciales në Hagë. Ai ka kërkuar të hetohet një dosje ku ish-prokurori i Specializuar, Jack Smith, akuzohet për zhvatje të parave dhe përfshirje në skema të dyshimta kriminale.  Kjo dosje ishte dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë nga ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen e krimeve financiare, Xhon  Monihan. Avokati i Nasim  Haradinajt, Cadman ka kërkuar hetim kundër ish-kryeprokurorit, Jack Smith. Ankesa e sinjalizuesit paraqet prova të sjelljes së rëndë kriminale të ish-prokurorit të Specializuar. Konkretisht, ai thuhet se ka qenë i përfshirë në skema për të akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi për të sabotuar një takim në Shtëpinë e Bardhë, për të zhvatur para nga duke e kërcënuar me procedim penal.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …