Serwer

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka shkruar se situata e sigurisë, në Ballkan, po vazhdon të përkeqësohet

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, në një analizë të fundit ka shkruar  Ballkani po vazhdon të përkeqësohet. Ai ka identifikuar Beogradin si destabilizuesin e vendeve fqinje dhe se Serbia po vazhdon të lëvizë drejt Lindjes – Rusisë e Kinës. Përpjekjet e qëllimshme të Beogradit për të vendosur kontrollin de facto të popullatës serbe në vendet fqinje vazhdojnë. Ndërsa presidenti Vuçiq nuk flet për “botën serbe”, ai po e bën atë. Ai nuk mund të mbështesë shkëputjen e Republikës Srpska. Por ai po mbështet haptazi përpjekjet e Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë për të nxjerrë entitetin serb nga autoriteti i qeverisë dhe sistemit ligjor të Sarajevës. Me shumë ndihmë të Kishës Ortodokse Serbe, Beogradi ka arritur gjithashtu të vendosë një qeveri pro-serbe e pro-ruse në Mal të Zi. Në Kosovë, Beogradi e ka tejkaluar veten,  ka thënë Server ndërsa ka radhitur  veprimet destruktive të Serbisë ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …