Ministri Stephane Sejourne e siguroi Kievin zyrtar se Ukraina mund të llogarisë në mbështetje nga Franca

Ministri i ri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, e siguroi Kievin gjatë një vizite befasuese të shtunën se Ukraina mund të llogarisë në mbështetje nga Franca, pas ndryshimit të kabinetit qeveritar francez javën e kaluar. Radio Evropa e Lirë citon shefin e diplomacisë franceze, Stephane Sejourne të ketë thënë se Ukraina do të mbetet prioritet i Francës. “Në Ukrainë po ndodh mbrojtja e parimeve thelbësore të ligjit ndërkombëtar. Rusia po shpreson se Ukraina dhe mbështetësit e saj do të lodhen por vendosmëria jonë është e paluhatshme, ne nuk do të dobësohemi” është cituar të ketë theksuar ministri i ri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne. Ndërkohë, ushtria e Rusisë ka vazhduar me sulmet e saj kundër Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …