leoni

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa: Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë

Ish-kryeministri, Isa Mustafa, ka kritikuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas një takimi që pati me kryeministrin dhe kryetarin e  Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet. Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë  që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e Vetëvendosjes apo e shtetit që ajo synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë”, ka shkruar Mustafa, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …