Në Gjykatën Speciale në Hagë, vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Dje në Gjykatën Speciale, në Hagë  në  kanë filluar seancat e këtij viti kundër krerëve të UÇK-së.  Dëshmitari i 39-të i Zyrës së Prokurorit do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e sotme në gjykimin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Dëshmitari  i mbrojtur i Prokurorisë  ka paraqitur  dëshminë e tij përmes video-lidhjeve. Sipas përmbledhjes së lexuar nga Prokuroria  në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer në zonën Operative të Dukagjinit dhe dëshmia e tij do të ofrojë informacion për strukturën dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …