Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup të hënën më 22 janar

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup të hënën më 22 janar. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit kushtuar Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sipas mediave rajonale.

Në darkë do të jenë të ftuar kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç,  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Gjithashtu pjesë e takimit do të jetë edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien Milatović dhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së KE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Kopman. Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri maqedonas për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe homologë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. (Top channel)

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …