Ferit Hoxha

Pas mbylljes së mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadori Ferit Hoxha vendoset ambasador në BE

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që pas mbylljes së mandatit  në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ta zhvendosë ambasadorin Ferit Hoxha në BE. Ai deri tani ka kryer shumë detyra me rëndësi në diplomacinë shqiptare.  Qysh në vitin 1998 ishte  emëruar ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, shef i Misionit të RSH-së pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel, post të cilin e kishte mbajtur  deri në vitin 2001. Në vitet 2001-2006 ishte  emërua ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë -së pranë Republikës Franceze, në Paris. Në vitet 2003-2006 ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë  në Republikën Portugeze, me rezidencë në Paris. Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në vitin 2009 u emërua ambasador i Shqipërisë në OKB, por është gjithashtu i akredituar si ambasador edhe për Kubën.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …